Nënshkruhet marrëveshja mes Kosovës dhe Danimarkës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu njoftoi se është nënshkruar marrëveshja për 300 qelitë me qira që Kosova do t’ia lëshoj Danimarkës.
Në një konferncë për media Haxhiu tha se “Kosova është vlerësuar si palë serioze në idenë e transformimin e te dënuarve”.

Marrëveshja do të vlejë për 10 vjet ndërsa Kosova do të marrë 210 milionë euro.
Të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes kanë qenë përfaqësues nga Mbretëria e Danimarkës, ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu si dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli./21Media

Back to top button