Nënshkruhet marrëveshja për përmirësimin e lëvizjes së lirë ndërkufitare Kosovë- Shqipëri

“Banorët e zonave të brezit kufitar Shqipëri-Kosovëdo të lëvizin lirshëm 30 km në brendësi të Shqipërise dhe 30 km në brendësi të Kosovës ku shtetasit në të dyja anët do të përfitojnë shërbime të njëjta në Kosovë dhe në Shqipëri, sikur të jenë shtetas përkatësisht të të dy shteteve.

Një gjë e tillë u arrit pas marrëveshjes së nënshkruar nga Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla me homologun e tij shqiptar Bledi Çuçi

“ Me homologun Xhelal Sveçla nënshkruam një protokoll që përmirëson më tej marrëveshjen e lëvizjes së lirë që arritëm vitin e shkuar duke mundësuar në këtë mënyrë edhe lejimin e lëvizjeve me automjete”, “, njoftoi Çuçi në Facebook.

Sipas tij kjo do të krijojë lehtësi për 300 mijë banorë të zonave pranë kufirit të të dy vendeve./21Media

Back to top button