Nënshkruhet marrëveshja për trajtimin e materialeve që përmbajnë asbest

Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Mbrojtjes së Kosovës nënshkruan sot marrëveshje bashkëpunimi për ofrimin e mbështetjes teknike e profesionale nga Forca e Sigurisë së Kosovës, përmes njësive të saj, në realizimin e aktiviteteve të kësaj komune për trajtimin e materialeve të cilat përmbajnë asbest.
Përparim Rama, kryetari i kryeqytetit tha se kjo marrëveshje ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së qytetarëve.
Ndërsa, ministri Armend Mehaj tha se ushtria buron nga populli dhe mbështetja e Komunës së Prishtinës për trajtimin e materialeve të cilat përmbajnë asbest nuk do të mungojë asnjëherë.
Mehaj po ashtu tha se është mirënjohës ndaj Komunës së Prishtinës për transportin urban të ushtarëve të FSK-së pa pagesë./21Media

Back to top button