Kaloni te përmbajtja kryesore

Planifikohet për sot hapja e korridorit të evakuimit nga Mariupoli

Mijëra persona kanë mbetur të bllokuar në qytetin ukrainas, Mariupol, me pak ushqime, ujë, ilaçe apo energji.
Zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk ka thënë se Ukraina shpreson të hapë sot një korridor të sigurt për evakuimin e civilëve me automjete private, shkruan BBC.
Qyteti po vuan nga sulmet e vazhdueshme ajrore ruse dhe sulmet e artilerisë, duke e bërë largimin nga qyteti një proces të vështirë.
Megjithatë, disa civilë kanë arritur të ikin përmes korridoreve humanitare të negociuara nga zyrtarët ukrainas dhe rusë.
Më shumë se 3 mijë e 300 u tha se ishin arratisur të enjten./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button