Nënshkruhet projekti 27 milionësh që do ta bëjë Gjilanin me qarkore të re

Gjilani do të bëhet me unazën e madhe të qytetit, e cila do ta lidhë atë me të gjitha rrugët magjistrale, në katër drejtime, kështu ka bërë të ditur kjo komunë.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se ka nënshkruar për një ndër projektet më të mëdha infrastrukturore në historinë e qytetit. Sipas tij, projekti ka vlerën prej 27 milionë eurosh.

“Qarkorja e re e qytetit ka gjatësi rreth 20 kilometra, 4 korsi që do të lidhin të gjitha rrugët magjistrale”, ka shkruar Hyseni në “Facebook”./21Media

Back to top button