Shpërthimi në veri, flasin nga Prokuroria: Një person hodhi granatë dore në drejtim të dy viktimave

Dy persona kanë mbetur të plagosur mbrëmë në veri të Mitrovicës, si pasojë e shpërthimit të një granate dore.

Lidhur me këtë rast Valon Preteni nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës, për portalin rtv21.tv ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar si “Vrasje e rëndë në tentativë“, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm“ dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Me datë 15 janar 2024 rreth orës 23.52 minuta, rrugën “Knjaz Millosh” në Mitrovicë të Veriut, një person deri tash i paidentifikuar ka hedhur një mjet shpërthyes që dyshohet të jetë granatë dore, në drejtim të dy viktimave të cilët kanë pësuar plagë trupore. Prokurori kujdestar i Krimeve të Rënda i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me policinë rasti është duke u hetuar për veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë“, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm“ dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“, ka thënë Preteni.

Zëvendësdrejtori i Policisë për Mitrovicën veriore, Veton Elshani një ditë pas shërthimit tha për portalin rtv21.tv se ende nuk ka ndonjë të arrestuar, por Policia po punon në drejtim të ndriçimit të rastit./21Media

Back to top button