Nënshkruhet Traktati për transferimin e të dënuarve nga Danimarka në Kosovë

Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur se është nëshkruar Traktati për transferimin e të dënuarve nga Mbretëria e Danimarkës në Republikën e Kosovës me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.
”Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe homologu i saj, nga Qeveria e Mbretërisë së Danimarkës, Nick Haekkerup, sot nënshkruan Traktatin i cili i hapë rrugë bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në avancimin e shërbimeve korrektuese, sikurse edhe përkrahjen e projekteve për energji të gjelbër si dhe promovimin e sundimit të ligjit, demokracisë dhe të drejtave të njeriut ndërmjet dy vendeve”, thuhet në njoftim.
Nënshkrimi i Traktatit pason nënshkrimin e letër-qëllimeve ndërmjet ministrave të drejtësisë dhe ekonomisë së të dy vendeve me datën 21 dhjetor 2021, i cili shprehë përkushtimin për zgjerimin e bashkëpunimit politik dhe zhvillimor, duke nxitur dhe thelluar tutje partneritetin ndërmjet dy vendeve, në fusha me interes të përbashkët./21Media

Back to top button