Hoti: Diskutimi i politikës fiskale e ka reflektuar varfërinë e vizionit të Qeverisë

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se politika fiskale që është diskutuar sot në Komisionin për Buxhet të Kuvendit, ka reflektuar varfërinë e vizionit të Qeverisë.
‘Projektligji që sot u miratuan në Komisionin për Buxhet të Kuvendit e ul tatimin në paga për vetëm 6.8 euro në muaj, si për ata që e kanë pagën 300 euro, ashtu edhe për ata që e kanë pagën 1,000 euro. Kjo është e gjitha. Shihni tabelën në vijim”, ka shkruar Hoti.

Sipas Hotit me politika të tilla fiskale nuk arrihet asgjë dhe nuk ruhet standardi i jetës të atyre me të ardhura të ulëta.
”Politikat e duhura në këtë kohë krize do të duhej të përfshinin e ndryshimin e plotë të ligjeve të pakos fiskale, përfshirë uljen më tutje të TVSH-së për produktet e shportës së konsumit familjar, indeksimin e pensioneve dhe skemave sociale sipas inflacionit, rishikimin e përkohshëm të akcizave në derivate, mirëmbajtjen e çmimit të energjisë elektrike dhe masa të tjera të ngjashme”, ka shtuar tutje Hoti./21Media
 

Back to top button