Nëntë persona u arrestuan në Shtërpcë për “vjedhje të pyjeve”

Nëntë persona janë arrestuar sot në Shtërpcë, të dyshuar për vjedhje të pyjeve.
Ekipe të policisë të stacionit në Shtërpcë, të mbështetura edhe nga Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH), nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të disa informacioneve, sot në ora 07:30 kanë realizuar një aksion, sipas planit operativ “Mbrojta e pyjeve 2022″ në pjesën e Parkut Nacional ” Sharri “, në  fshatin Berevcë të Shtërpcës. Në këtë aksion kanë marrë pjesë edhe zyrtarët e Parkut Nacional ” Sharri”.
Në kuadër të këtij askioni janë arrestuar 9 persona, të cilët janë shoqëruar në stacionin policor në Shtërpcë dhe pas intervistimit nga Policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, 3 personat me inicialet L.N ( M/K) i moshës 20 vjeçar , A.A (M/K) i moshës 33 vjeçar dhe S.A (M/K) i moshës 35 vjeçar, janë ndaluar për 48 orë,  ndërsa 6 personat tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.
Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se si prova materiale janë konfiskuar 5 traktor, disa motorsharra dhe sasi e drunjëve.
Rasti është cilësuar ” Vjedhje e pyjeve”./21Media

Back to top button