Kaloni te përmbajtja kryesore

U arrestua pasi iu kapën fletëvotime – deklarohet Prokuroria rreth rastit në Graçanicë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje për arrestimin e një personi të nacionalitetit serb, i cili dyshohet për dhënie ose marrje e ryshfetit në lidhje me votimin”.

I dyshuari A.T është ndaluar për 48 orë.

Policia nisi veprimet hetimore lidhur me këtë rast pas pranimit të informatave se në fshatin Uglarë, Komuna e Graçanicës, po zhvillohej një aktivitet i dyshuar që lidhej me procesin e votimit për zgjedhjet e 7 qershorit.

Siç bëhet e ditur në njoftim, gjatë kontrollit të një lokali, si dhe të objekteve të tjera ku ishte lokalizuar vendndodhja e të dyshuarit, janë gjetur një numër i madh i fletëvotimeve të printuara me hijëzim të subjektit politik ‘’Lista Serbe 119’’, si dhe lista të printuara që përmbanin identitetin dhe të dhënat e votuesve.

Sipas dyshimeve fillestare, i dyshuari kishte kontaktuar qytetarë nga komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian duke u premtuar përfitime të ndryshme sociale në këmbim të votimit sipas udhëzimeve apo kërkesave të tij. Po ashtu, ekzistojnë dyshime se ai u kishte ofruar udhëzime lidhur me mënyrën e plotësimit të fletëvotimeve në ditën e zgjedhjeve.

I dyshuari është intervistuar në prani të mbrojtësit të tij, dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë thekson se mbetet e përkushtuar në garantimin e integritetit të procesit zgjedhor, mbrojtjen e vullnetit të lirë të qytetarëve dhe trajtimin me prioritet të çdo rasti që cenon ligjshmërinë e zgjedhjeve.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button