Nëntë persona u bënë për spital, arrestohet burri që hodhi sprej në një lokal në Gjilan

Nëntë burra kërkuan tretman mjekësor të mërkurën pas mesnate në Gjilan, pasi në lokalin që ishin duke qëndruar, ka filluar të ndihej një aromë, që u ka shkaktuar vështirësi në frymëmarrje.
Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se lidhur me rastin, u arrestua një burrë, i cili dyshohet se ka hedhur sprej në lokal.
“Viktimat pas pranimit të tretmanit mjekësorë janë liruar”, ka njoftuar Policia.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button