Vrasje në tentativë në Obiliq

Një burrë u arrestua mbrëmë në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq, nën dyshimin se së bashku me dy burra të tjerë kosovarë, që ikën nga vendi i ngjarjes dhe janë në kërkim policor, sulmuan me mjete të forta dhe me thikë një burrë.
Si pasojë e sulmit, viktima pësoi lëndime trupore, me ç’rast, pranoi tretman mjekësor dhe më pas u lirua, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Rasti u cilësua “vrasje në tentativë dhe pjesëmarrje në rrahje”./21Media

Back to top button