Nëntë të lënduar në një aksident në magjistralen Prishtinë -Podujevë

 
Nëntë persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë -Podujevë.
Në aksident janë përfshirë tre vetura dhe një autobus.
Rastin për 21Media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 18:40, është raportuar për një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë -Podujevë. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë katër automjete ( tri vetura dhe një autobus). Si pasojë e aksidentit deri tani trajtim mjekësor kanë kërkuar nëntë persona të lënduar”, ka njoftuar Borovci.
Njësia rajonale e trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti./21Media

Back to top button