Nëntë të vrarë, përfshirë një foshnje dhe 19 të lënduar në “granatimet e dendura” në Kharkiv

Nëntë persona, duke përfshirë një foshnjë pesë muajshe, u vranë në Kharkiv të enjten mes “granatimeve të dendura” në zonat e banuara pranë qendrës së qytetit, sipas Oleh  Synyehubov, kryetar i administratës ushtarake të rajonit të Kharkivit. Ai tha se përveç të vrarëve, 19 persona u lënduan, mes tyre edhe një fëmijë nëntë vjeçar.
Në mesin e të vrarëve ishte “një familje që thjesht po ecte në rrugë – një burrë mbante në duar foshnjën e tij pesë muajshe, e cila vdiq duke e mbajtur. Nëna e kësaj foshnje është plagosur rëndë dhe tani është në spital”, tha Synyehubov.
Ai përshkroi gjithashtu artilerinë e përdorur dhe tha se shënjestrimi i zonave të banuara në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës mund të ishte vetëm për qëllimin e “terrorizimit” të banorëve vendas.
“Armiku granatoi me MLRS SMERCH dhe URAGAN dhe me artileri, modifikimi i të cilave po krijohet tani nga ekspertët tanë ushtarakë. Sipas të dhënave në dispozicion, granatimet u kryen nga veriu i rajonit, ku trupat tona po mbajnë pozicionet e tyre dhe ngadalë e largojnë armikun drejt kufijve. Kjo ishte një zonë vetëm banimi, kështu që qëllimi i këtij granatimi mund të ishte vetëm terrorizimi i banorëve vendas”, tha ai.
Zyrtari shtoi se ishin rrethet Shevchenkivskyi dhe Kyivskyi të Kharkivit që u “granatuan dendur”. Ai tha se përveç të vrarëve, 19 janë lënduar, mes tyre edhe një fëmijë nëntë vjeçar, shkruan CNN
“Deri tani forcat tona të armatosura i mbajnë fort pozicionet e tyre dhe nuk ka asnjë dyshim për kapjen e mundshme të qytetit të Kharkiv”, shtoi ai./21Media
 

Back to top button