Finlanda mbështet Ukrainën dhe Gjykatën Ndërkombëtare Penale për sjelljen e autorëve para drejtësisë

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin vizitoi Kievin si dhe qytetet Irpin dhe Bucha të enjten dhe u takua me banorët vendas dhe presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Ajo njoftoi planet për mbështetje shtesë për Ukrainën, duke përfshirë një rritje të dërgesave të armëve.
Pasi dëgjoi dëshmitë për mizoritë e supozuara të kryera nga ushtarët rusë, Marin theksoi se Finlanda mbështet Ukrainën dhe Gjykatën Ndërkombëtare Penale për sjelljen e autorëve para drejtësisë, sipas një deklarate të qeverisë finlandeze dhe se nuk do të ketë “vend për mosndëshkim”, shkruan CNN
Gjatë vizitës, Marin dënoi ashpër veprimet e Rusisë në Ukrainë dhe i quajti ato “një shkelje flagrante të Kartës së OKB-së dhe ligjit ndërkombëtar”, u bë e ditur në deklaratë.
“Është e rëndësishme që Bashkimi Evropian të jetë i bashkuar, i guximshëm dhe i vendosur përballë pushtimit të Rusisë”, theksoi Marin dhe shtoi se “është e rëndësishme të krijohen hapa konkretë që Ukraina të bëhet shtet anëtar i BE-së”./21Media

Back to top button