Nepal, zhduket aeroplani me 22 pasagjerë

Një aeroplan me 22 persona në bord është zhdukur në malet e Nepalit.
Avioni 9N-AET ishte në një fluturim të planifikuar 15-minutësh për në qytetin malor të Jomsom para se të humbiste kontaktin me kullën e aeroportit jo shumë kohë pas ngritjes.
Kontrolleri i trafikut ajror në aeroportin Jomsom ka thënë se ata po hetonjnë një raport të pakonfirmuar të një zhurme të madhe në Ghasa të Jomsom.
Në aeroplan ishin 13 nepalianë, katër indianë, dy gjermanë dhe tre anëtarë të ekuipazhit.
Nuk kishte asnjë informacion për avionin Twin Otter, por një kërkim është duke u zhvilluar, sipas zyrtarit policor Ramesh Thapa.
Një helikopter është dërguar në zonat ku është bërë kontakti i fundit.
Avionët në itinerar zakonisht fluturojnë midis maleve të Nepalit përpara se të zbarkojnë në një luginë në Himalaje.
Ditët e fundit ka rënë shi në zonë, por fluturimet po funksionojnë normalisht.
Rruga është e popullarizuar me alpinistët e huaj që ecin në shtigjet malore dhe gjithashtu me pelegrinët indianë dhe nepalezë që vizitojnë tempullin Muktinath, i shenjtë si për hindutë, ashtu edhe për budistët./21Media

Back to top button