Kaloni te përmbajtja kryesore

Nëse e njihni këtë person lajmërojeni menjëherë policinë

Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.

I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast, vjedhje grabitqare që ka ndodhur në janar të vitit 2023, në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftim./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button