Nëse e shihni këtë person lajmëroni policinë

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për të kapjen e një të dyshuarit lidhur me veprën “Vjedhje e rëndë”.
Sipas Policisë, vjedhja ka ndodhur në një lokal të Suharekës.
“Me datë 14.12.2023 rreth orës 12:00 ne Rr. Mulla Nura ne Suhareke në Lokalin ‘Halili Agentur’ nga persona të pa njohur ka ndodhur një vjedhje e rëndë, sendet e vjedhura arrijnë vlerën 6000”, ka shkruar Policia në “Facebook”.
Të gjithë personat që posedojnë çdo informatë ose dinë për vendodhjen e të dyshuarit ftohen të raportojnë policinë në Suharekë, në numrin 192, apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë./21Media