Nëse e shihni këtë person, raportoni në polici

Policia e Kosovës në Prizren kërkon nga qytetarët që nëse kanë informacione për vendndodhjen e personit Xhevdet Shaban Selimi, i lindur më 23.03.1986 në Uglar të Gjilanit, të lajmërojnë policinë apo të lajmërohen në stacionin më të afërt policor.

Xhevdet Selimi kërkohet për veprën penale shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm, i cili ka ndodhur më 22 nëntor 2023 në Prizren.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: – 192 dhe 080019999 (pa pagesë) – 029 244 355-Drejtoria Rajonale Prizren dhe e-mail adresa: info@kosovopolice.com.

Back to top button