Nëse i shihni këta njerëz lajmëroni policinë
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për identifikimin dhe lokalizimin e disa personave të cilët janë në kërkim për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i pasurisë se huaj ”.
Përmes një postimi policia ka raportuar se personat po kërkohen për një ngjarje e cila ka ndodhur më 3 nëntor në Prizren, transmeton rtv21.tv.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të kërkuar në foton e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Më tutje janë shkruar edhe numrat dhe adresat ku qytetarët mund të adresohen për të ndihmuar policinë.
“Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 029 244 -740, Stacioni Policor Prizren dhe E-mail adresa: info@kosovopolice.com”, thuhet në njoftim./21Media