Nëse i shkelni rregullat e udhëtimit, këto janë pasojat

Integrimi Europian i Kosovës ka publikuar disa nga pasojat që mund të përballen qytetarët e Kosovës nëse shkelin rregullat gjatë udhëtimit pa viza në zonën Shengen.

Ata kanë renditur këto dënime, nëse qëndroni në zonën shengen më shumë se 90 ditë pa leje qëndrimi dhe nëse punoni pa leje pune edhe nëse është më pak se 90 ditë mund të rezultojë në ndalim të udhëtimit në zonën Shengen, transmeton rtv21.tv.

“Në varësi të shtetit anëtar mund të zbatohen edhe gjoba administrative dhe financiare” thuhet në njoftimin e Integrimit Europian të Kosovës në Facebook.

Ndërsa në rast të shkeljeve eventuale dhe abuzimit të udhëtimit pa vizë pasojat që mund të përballen qytetarët janë, shqiptimi e gjobës financiare dhe shënim zyrtar në pasaportën dhe dosjen e qytetarit ku figuron shkelja në sistemin Shengen si dhe ndalimi i hyrjes në zonën Shengen deri në 5 vite./21Media

Back to top button