Nottinghami e thellon krizën e Newcastle

Skuadra e Newcastle United po thellohet në krizën e rezultateve negative, ku ka pësuar tjetër humbje sot, pas asaj 1:0 nga Lutoni.

Nottingham Forest e ka mposhtur si mysafirë Newcastle United me shifrat 3:1.

Të tre golat për Nottinghamin i shënoi ish-lojtari i Newcastle, Chris Wood (minuta e 45+1’, minuta e 53’ dhe minuta e 60’), kurse golin e nderit për vendasit e shënoi Alexander Isak nga penalltia në minutën e 23’.

Me këtë fitore, Nottinghami ngjitet në pozitën e 16 me 17 pikë të arkëtuara, krahas Newcastle që renditet në vendin e shtatë me 29 pikë.

Rezultati final i ndeshjes, 3:1 në favor të Nottinghamit.

 

Back to top button