Nëse në dhjetor s’dalin pagat me rritje, Sindikatat paralajmërojnë pasoja

Krerët e sindikatave takohen me Avokatin e Popullit

Kryetarët e të tri sindikatave, asaj të SBASHK-ut, Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës si dhe Sindikatës së Policisë së Kosovës kanë zhvilluar takim me Avokatin e Popullit, ky takim është realizuar me qëllim të qartësimit të situatës në lidhje me Ligjin e Pagave.

Këto sindikata thanë se duke mos dashur që të ndikojnë në punën e Avokatit të Popullit, të njëjtin e kanë njoftuar se nëse pagat e muajit dhjetor nuk dalin sipas parashikimit me ligjin e ri atëherë pasojat janë të paparashikueshme, gjë të cilën thanë se nuk e dëshirojnë.

Nëse ky ligj nuk hyn në fuqi i atakon rreth 60 mijë të punësuar në sektorin publik dhe mund të imagjinohet se çfarë pasoja sjell për ekonomitë e tyre familjare”, u tha në njoftimin e sindikatave.

Me Ligjin e Pagave, koeficienti më i lartë është 10 dhe më i ulëti është 1 dhe vlera monetare e koeficientit për vitin e parë do të jetë 239 euro. Në bazë të Ligjit, presidenti i Kosovës pritet ta ketë pagën më të lartë dhe do të paguhet sipas koeficientit 10, deri sa kryetari i Kuvendit, kryeministri dhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese do të paguhen sipas koeficientit 9./21Media

Back to top button