Nëse nuk ndjeheni mirë pas vaksinës antiCovid, është “normale”

 

Disa njerëz nuk do të ndjehen mirë pas marrjes së vaksinës kundër Covid-19. por kjo është krejtësisht normale, thonë mjekët.

Më shumë se një në 10 persona mund të ndiejnë pasoja, duke përfshirë dhimbje koke, lodhje dhe ndjeshmëri aty ku është bërë injeksioni.

Por njerëzit nuk duhet të pengohen të marrin vaksinën, e cila shpëton jetë, thotë Kolegji Mbretëror i Mjekëve të Përgjithshëm.

Pasojat janë zakonisht të lehta dhe zhduken brenda ditësh, thonë ekspertët, transmeton rtv21.tv.

David Kidd, 49 vjeç, nga Yorkshire, ishte i papërgatitur për grupin e simptomave që ai përjetoi menjëherë pas dozës së tij të parë.

“Kam bërë vaksinën në orën 12:00 të shtunën dhe u ndjeva mirë për pjesën tjetër të ditës, deri rreth orës 18:00 të asaj mbrëmjeje”

Kidd kishte: dhimbje trupi, ethe, dhimbje koke, sy të lodhur, temperaturë, ekstremitetet e ftohta./21Media

Back to top button