1 mijë e 668 të vdekur nga Covid-19 në Kosovë

 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) që nga paraqitja e rasteve të para me koronavirus ka regjistruar 74 mijë e 79 raste të infektimit, prej tyre 1 mijë e 668 kanë vdekur.

Në 24 orët e fundit janë identifikuar 444 raste të infektimit me këtë virus, pas testimit të 2 mijë e 410 mostrave në institucionet publike dhe ato private.

Të martën IKSHPK ka regjistruar 13 viktima me koronavirus.

Më 9 mars, sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi, e kanë mposhtur 452 persona, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 62 mijë e 650 raste, derisa aktive janë 9 mijë e 761 raste./21Media

Back to top button