Nesër certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet të shtunën nga ora 10:00 për certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Mund t’iu konfirmoj se KQZ-ja do të mblidhet të shtunën për certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvedin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 14 shkurt”, ka thënë Elezi.
Kjo mbledhje e KQZ-së vjen pasi Gjykata Supreme ka mbyllur çështjen e ankesave në këtë institucion, ku ka hedhur poshtë shtatë ankesat e subjekteve politike dhe kandidatëve të ndryshëm./21Media