Nesër ditë zie në Kosovë

Varrimi i policiit do të bëhet nesër

Nesër do bëhet varrimi i policit Izet Demaj, në varrezat e fshatit Vrellë të Istogut.

Kështu ka njoftuar kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, gjatë vizitës që i bëri Policisë së Kosovës.

Haradinaj po ashtu njoftoi se Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ditën e nesërme do ta shpallë ditë zie në Kosovë.

Polici Demaj po konsiderohet hero, derisa ra në krye të detyrës.

Polici Izet Demaj, i cili u vra dje në qytetin e Istogut derisa ndihmonte qytetarët e marrë peng në një bankë, ka qenë ushtar i UÇK-së në betejën e Koshares./21Media

Back to top button