Aksident me fatalitet në Klinë

Dy të tjerë pësuan lëndime trupore

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në komunikacion dje në orën 10:00 në fshatin Dollc të Komunës së Klinës.

“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave civile. Si pasojë e aksidentit të dy ngasësit dhe një pasagjere të gjithë K-Shqiptar kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Rreth orës 18:00 e lënduara e dërguar në QKUK ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e policisë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në autopsi dhe me pas ju është liruar familjarëve për ceremoni mortore.

Policia njofton se rasti është duke u hetuar./21Media

Show More
Back to top button