Nesër ditë zie në Kosovë

Presidentja Vjosa Osmani ka shpallur të mërkurën ditë zie shtetërore në Kosovë, pas vrasjes në Pejë, e dyta kjo brenda pak ditësh.
Pas vrasjes së Erona Coklit në Ferizaj nga ish-bashkëshorti, një tjetër rast ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në Pejë. Gjyljeta Ukella nga Peja dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj.
“Nesër do të jetë ditë zie shtetërore në Kosovë, por shoqëria jonë do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave dhe vajzave tona!”, ka shkruar ajo në “Facebook”.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?