Nesër e pasnesër riga shiu e shkarkime rrufesh
Të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) vranësirat gjatë ditës do të zhvillohen dhe do të krijojnë kushte për riga shiu dhe shkarkime rrufesh.
Të enjten parashihet mot me diell dhe vranësira të pjesëshme, kryesisht për rreth maleve.
Temperaturat gjatë këtyre dy ditëve do të jenë pothuaj konstante në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-33 gradë Celsius.
Indeksi UV vazhdon t’i mbajë vlerat e larta dhe këshillat e IKSHP mbeten në fuqi.
Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperendimit e lehtë dhe lokalisht e fortë./21Media

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?