Nesër fillon mësimi!

SBASHK-u: Janë krijuar kushtet për fillimin e vitit të ri shkollor.- 65% e mësimdhënësve të vaksinuar plotësisht, mbi 93.6% të vaksinuar së paku me njërën dozë
Të hënën nis viti i ri shkollor, në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar, me vendim të fundit të Qeverisë së Kosovës për masat anti-COVID. Ministrja e Arsimit, Shkencës, Tekonologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook se 90% e mësimdhënësve dhe stafit tjetër që punon në shkolla janë vaksinuar, teksa 65% e tyre me të dy dozat e vaksinës. Nagavci ka thënë se ky vit shkollor mund të jetë sfidues, prandaj ka kërkuar respektimin e masave mbrojtëse dhe vaksinimin. Se janë krijuar kushtet për fillim të mësimit e thonë edhe në SBASHK./21Media
 
 

Back to top button