Nesër fillon numërimi i votave me kusht dhe i atyre të personave me aftësi të kufizuara

 

Përfundoi vlerësimi i 43 mijë e 500 poakove me fletvotime nga mërgata. U refuzuan rreth 20 mijë e 400 zarfe me fletvotime, ndërsa u aprovuan 53 mijë e 600 zarfe. Sipas KQZ-së, këto janë të dhëna preliminare, sepse shërbimi votues është duke rishikuar edhe një herë bazat e të dhënave ku më pasë do të dilet me rezultate përfundimtare.

Nesër do të fillojë procesi i numërimit të votave me kusht dhe atyre të personave me aftësi të kufizuara pas përfundimit të rinumërimit të 552 vendvotimeve. Kështu bëri të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi./21Media

Back to top button