Nesër hapet “After Party” në Galerinë e Ministrisë së Kulturës

Nesër(27 janar) hapet ekspozita “After Party” e artistëve Enkelejd Zonja dhe Vigan Nimani.
Sipas njoftimi në Facebook, ekspozita do të hapet me fillim nga ora 19:00.
“Në këtë ekspozitë, që është përzgjedhë të shpaloset interesi në marrëdhënie me momentin historik të së kaluarës, dy artistët sjellin temat e kohës, kujtesës e perceptimit. Kjo vënie bashkë e aspekteve dhe qëndrimeve të dy artistëve shqiptarë të rritur ndërmjet dy kulturash të Ballkanit kundrejt realiteteve social-historike të së kaluarës bëhet jo vetëm për të thënë in medio stat virtus”, përshkruhet ekspozita.
“After Party” do të jetë e hapur deri më 27 prill./21Media

Back to top button