25 mijë e 458 raste aktive me Covid-19

Numri i rasteve aktive me Covid-19 në Kosovë ka arritur në 25 mijë e 458 raste. Sipas të dhënave të Ministrisë së shëndetësisë, në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar edhe 4 mijë e 397 raste të reja me koronavirus.
Siç ka bërë të ditur Ministria rastet e reja kanë dalur pas testimit të 16 mijë 307 mostrave.
Gjatë 24-orëve të fundit nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 5.459 doza të vaksinës kundër COVID-19. Kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.759.797 doza të vaksinës.
Deri më sot 832.020 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Ndërsa, me dozën përforcuese dhe dozën e tretë deri tani janë  vaksinuar 65.147 persona./21Media

Back to top button