Nesër hapet Muzeu i Burgut të Prishtinës

Ndërtesa e ish-Burgut të Prishtinës e cila mban brenda vetes histori të shumta të përndjekjes, malltretimit dhe shtypjes së idesë për liri, është shndërruar në muze i cili paraqet narrativën dhe rezistencën popullore të të gjitha burgjeve të Kosovës të cilat janë përdorur për përndjekjen e të burgosurve politikë.
Hapja e Muzeut të Burgut të Prishtinës do të bëhet me ekspozitën e përkohshme “Burgu i Idealit”.
Nga data 12 korrik, Muzeu do të jetë i hapur për vizitorët në këtë orar: E martë – e diel, nga ora 10:00 – 19:00./21Media

Back to top button