Osmani për Srebrenicën: Kujtojmë 8 mijë e 372 djem dhe burra të vrarë pa mëshirë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar 8,372 djem dhe burra boshnjakë të vrarë nga forcat serbe.
Në 27-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë, Osmani ka thënë se duhet të bashkohemi kundër përpjekjeve të atyre që e mohojnë këtë mizori.
“Sot, zemrat tona janë me të dashurit e tyre. Ne të gjithë duhet të jemi të bashkuar kundër përpjekjeve për të lavdëruar ose mohuar këto mizori të tmerrshme”, ka shkruar Osmani në Twitter.


Më 11 korrik 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8 mijë e 300 burra paarmatosur.
Edhe pas më shumë se dy dekada pas vrasjeve, ende vazhdojnë të gjenden varre masive. Identifikimi i viktimave është i vështirë, pasi trupat ishin copëtuar nga ekskavatorët që i hidhnin në varre.
Eshtrat e 50 viktimave, të gjetura së voni, do të varrosen në Qendrën Përkujtimore Potoçari – aty ku ndodhen varret e mbi 6,670 viktimave të tjera./21Media

Back to top button