Nesër jepet repriza e shfaqjes ”La Rrem”

Nesër në Teatrin Kombëtar të Kosovës do të jepet repriza e shfaqjes ”La Rrem”.
Repriza fillon në orën 21:00.
”La Rrem” është shfaqje për artistin shumëdimensional, aktorin, regjisorin, këngëtarin dhe dramaturgun Muharrem Qena.
”La Rrem” është artisti antikonformist, jokonvencional, bohemi e dashnori i veçantë.
”La Rrem” është dashuria dhe pasioni për artin, për të bukurën. Është kënga, që buron nga shpirti, nga vuajtja e nga gëzimi. La Rrémi ynë është universal. Ai i flet kohës edhe botës sonë. Kudo dhe kurdo. La Rrém është njeriu revoltues, kryengritës dhe mosnënshtrues.
Shfaqja ”La Rrem” është më shumë se sa dramë muzikore. Është pasioni, emocioni, talenti i rrallë i artistit të madh.
Aktorët që luajnë në këtë shfaqje janë Erndest Malazogu, Ylber Bardhi, Shengyl Ismaili, Arta Selimi, Flaka Latifi, Bujar Ahmeti dhe Trisan Halilaj./21Media

Back to top button