Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës nesër do të mbajë mbledhjen e radhës nga ora 11:00.
Këto janë pikat e rendit të ditës:
Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
II. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 4 gusht 2022:
28. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për Qeverinë e Republikës së Kosovës,
35. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për noterinë,
36. Shqyrtimi i Strategjisë së Sigurisë së Kosovës 2022-2027,
37. Zgjedhja e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar,
38. Shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2021 dhe raportit të auditimit të performancës “Menaxhimi i fondeve publike në RTK”,
39. Formimi i komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të KPM-së.
III. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 15 shtator 2022:
8. Debat parlamentar për grevën e përgjithshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK),
9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive,
10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti,
11. Shqyrtimi i raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2021,
12. Shqyrtimi i raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2021,
13. Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2020,
14. Shqyrtimi i raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për Mbikëqyrjen Elektronike të Personave të Cilëve u Kufizohet Lëvizja me Vendim të Gjykatës,
15. Shqyrtimi i raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për Noterinë,
16. Shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i raportit të auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës për vitin 2021.
IV. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Back to top button