Nesër mbyllen qendrat e vaksinimit kundër COVID-19

Komiteti për imunizim kundër COVID-19 i Ministrisë së Shëndetësisë ka njoftuar qytetarët se qendrat e vaksinimit kundër COVID-19 nuk do të punojnë ditën e enjte, me datë 17 shkurt 2022, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë vaksinimi do të fillojë të premten.
“Vaksinimi kundër COVID-19 do të vazhdojë në të gjitha qendrat ditën e premte, më 18 shkurt 2022, sipas orareve të rregullta të vaksinimit që i kanë qendrat në çdo komunë”, thuhet në njoftim.
Në 24 orët paraprake janë administruar 1,427 doza të vaksinës.
Deri më tani, në Kosovë me dy doza të vaksinës janë imunizuar 811,331 persona.
Të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat nga mosha 12-vjeçare. Ndërkaq, dozën e tretë dhe atë përforcuese mund ta marrin të gjithë personat që para tre muajsh janë imunizuar me dy dozat e vaksinës kundër koronavirusit./21Media

Back to top button