Nesër nis edicioni i dytë i Bienales Ndërkombëtare të Vizatimit

Nesër(15 qershor) nis edicioni i dytë i Bienales Ndërkombëtare të Vizatimit.
Sipas njoftimit zyrtar, Bienalja zë vend pranë Galerinë Kombëtare të Kosovës.
Ceremonia e hapjes nis nga ora 19:30.
Gjithashtu, organizatorët kanë njoftuar se ekspozita do të qëndrojë e hapur nga data 15 qershor deri më 12 korrik të këtij viti.
Në Bienalën e këtij viti bëhen bashkë artistë nga Kosova, Shqipëria, Zvicra, Austria, Gjermania, Polonia, Turqia, Bosnje Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Sllovenia, Kroacia, Belgjika e Suedia.
Vitin e kaluar Bienalja mblodhi artistë ndërkombëtar me nam, të cilët shpalosën artin e tyre krijues sa i përket vizatimit./21Media

Back to top button