​Kuvendi zgjodhi katër zëvendës të Avokatit të Popullit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë zgjedhur katër zëvendës të Avokatit të Popullit, ndërsa zgjedhja e një anëtari nga komuniteti jo shumicë ka dështuar.
Deputetët me anë të votës zgjedhën, Anita Çavdarbashën, Majlinda Sinani, Niman Hajdari dhe Basri Kastrati, zëvendës Avokat të Popullit.
Në votim morën pjesë 72 deputetë, ndërsa pesë fletëvotime ishin të pavlefshme.
Në mungesë kuorumi, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci mbylli punimet e seancës së sotme. Ndërsa si pikë e vetme e papërfunduar mbeti zgjedhja e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media./21Media

Back to top button