Nesër nis vendosja e tiketave ngjitëse

Dje janë zhbllokuar dy pikat kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak, të cilat lidhin Kosovën dhe Serbinë. Në bazë të marrëveshjes për targat nesër nga ora 08:00 nis vendosja e tiketave ngjitëse në targat e veturave që vijnë nga Serbia dhe anasjelltas.
Ekipi i RTV21 po qëndron në pikën kufitare në Jarinë dhe raporton se sot gjatë ditës ka pasur vetëm qarkullim të vetuarve që kalojnë nga Kosova në Serbi.

Njësitë e KFOR-it të vendosura në pikat e kalimit Jarinje dhe Bërnjak në veri sot i vizitoi Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneral major Franco Federici./21Media

Back to top button