Vetaksident në autostradë, lëndohet një person

Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur rreth orës 17:00 në autostradën Prizren- Prishtinë
Për portalin rtv21.tv rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili ka treguar se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.
“Përveç dëmeve materiale, një person ka marrë lëndime trupore i cili është përcjell për trajtim mjekësor, përderisa njësiti për menaxhim dhe kontroll të autostradave është marrë me rastin”, ka thënë Hoxha.
Hoxha ka bërë apel te vozitësit që të jenë të kujdesshëm gjatë ngasjes së veturës.
“Rastet e tilla shpesh po përfundojnë me fatalitet. Tejkalimi i shpejtësisë, përdorimi i telefonave mobil gjatë vozitjes, janë tepër shqetësuese prandaj kërkojmë respektimin e rregullave në trafik nga të gjithë pjesëmarrësit në rrugë, në veçanti drejtuesit e automjeteve të shmangin veprimet e pasigurta që mund të rezultojnë me pasoja të rënda për ta dhe pjesëmarrësit e tjerë”, ka thënë ndër tjera Hoxha./21Media

Back to top button