Nesër nuk do të mungojnë rrezet e diellit
Këtë të diel parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, por sipas meteorologëve nuk do të mungojnë rrezet e diellit në intervale të shkurta.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit me shpejtës 1-5m/s./21Media