Kaloni te përmbajtja kryesore

Nesër pranverë, pasnesër dimër

Të shtunën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët me intervale me diell. Temperaturat do të jenë tipike për stinën e pranverës.

Megjithatë, sipas IHMK-s ë të dielën parashihet një ndryshim i shpejtë në shtresat e ulëta dhe të mesme të atmosferës (troposferë), i cili do të sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave, si në vlerat minimale ashtu edhe në ato maksimale. Fillimisht do të ketë reshje shiu, ndërsa më vonë pritet që reshjet të kalojnë në bore duke përfshirë edhe shum ë pjesë të viseve të ulëta. Megjithëse këto reshje do të jenë të përkoheshme. Në viset e larta parashihen vetem reshje bore.

Sipas IHMK-s ë, kjo situatë meteorologjike do të krijojë kushte për paraqitjen e ngricave në fillim të javës së ardhshme, të cilat mund të kenë ndikim negativ në kulturat e hershme bujqësore, veçanërisht në pemëtari.

“Udhëzohen bujqit dhe fermerët që të marrin masa preventive për të mbrojtur prodhimin dhe kulturat e ndjeshme nga ndikimi i këtyre kushteve të pafavorshme të motit”, thuhet n ë njoftimin e IHMK -së.

E shtunë: Moti parashikohet i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të variojnë nga 1°C deri në 3°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 14°C deri në 17°C. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s.

E diel: Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje. Në viset e larta parashihen reshje bore, ndërsa në viset e ulëta pos rigave të shiut, në shumë zona parashihen edhe reshje bore që do të krijojne edhe shtresa të përkohshme. Temperaturat minimale pritet të jenë nga -1°C deri 1°C, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin nga 1°C deri në 4°C. Era do të fryjë nga veriperendimi me shpejtësi 1- 9m/s./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button