Nesër prezantohet trajneri i ri i Kosovës në basketboll

Të hënën do të bëhet prezantimi i trajneri të ri të Kombëtares së Kosovës në basketboll. Kështu ka bërë të ditur Federata e Basketbollit të Kosovës përmes një njoftimi për media.

“Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) do të organizojë konferencë për media të hënën (22 maj) nga ora 14:00 në “Four Points by Sheraton Prishtina”.Në këtë konferencë do të prezantohet përzgjedhësi i Kosovës, si dhe do të shpalosen detaje nga ndeshjet e Dardanëve në parakualifikimet e Eurobasket 2025, ku jemi në grup me Zvicrën dhe Danimarkën. Përzgjedhësi i ri dhe kryetari i FBK-së, Arben Fetahu do të nënshkruajnë kontratën për rrugëtimin e Kosovës në garat zyrtare të FIBA-s.”, thuhet në njoftimin e FBK-së.

Back to top button