Nesër promovohet revista ”Gjakova e Re”

Shoqata Intelektualëve “JAKOVA” në Gjakovë do të bëjë promovimin e revistës ”Gjakova e Re”.
Promovimi do të mbahet nesër në bibliotekën publike ”Ibrahim Rugova”, në orën 12:00.
Me këtë akademi Shoqata do ta shënojë 52-vjetorin e fillimit të punës së Universitetit të Prishtinës. Por, duke shënuar përvjetorin e Universitetit, do të kujtohet dhe do të vlerësohet edhe kontributi i madh dhe i vlershëm në arsimimin universitar të sa e sa pedagogëve të komunës dhe të tjerëve.
Ku organizim do të jetë i mangët pa pjesëmarrjen e arsimdashësve, të ish studentëve të Universitetit dhe të familjarëve të studentëve dhe pedagogëve të Universitetit gjatë viteve./21Media

Back to top button