Nesër protestojnë punëtorët e Ferronikelit
Punëtorët e kompanisë “Ferronikeli” do të protestojnë nesër para Qeverisë së Kosovës.
Sipas njoftimit të Sindikatës së Pavarur të “Ferronikelit”, protesta do të fillojë nga orën 12:00.
“Kjo është protesta e dytë, pas asaj të 28 tetorit, që mbahet për të kërkuar nga Qeveria e Kosovës zgjidhje për kthimin në punë të mijëra punëtorëve të kompanisë, të cilët mbetën pa punë nga 8 tetori, kur u ndal prodhimi në “NewCo Ferronikeli” si pasojë e krizës energjetike”, është bërë e ditur në njoftim.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?