Nesër publikohet bashkëpunimi i Bardhit dhe Alketës

Reperi i njohur, Bardhyl Idrizi i njohur për publikun shqiptar si Bardhi nesër do ta publikojë projektin e tij të ri.
Lajmin e ka bërë të ditur, së fundmi vetë Bardhi përmes ”Instagramit”.
Kënga e re titullohet ”Emanuela” dhe është realizuar me videoklip.
Mirëpo, Bardhi 2 javë më parë ka bërë të ditur se pjesë e këtij projekti të ri muzikor do të jetë edhe artistja Alketa.
Ndërsa, orën e lansimit të këngës, artistët nuk e kanë bërë ende të ditur.

Ndryshe, projekti i fundit i Bardhit është ”Qef”, të cilën e ka sjellur në bashkëpunim me Lumi B. Projekti është publikuar më 29 qershor./21Media

Back to top button