Kërcënohet me jetë deputetja Doda

Mesila Doda ka publikuar në llogarinë e saj në Facebook mesazhet me përmbajtje kërcënuese në gjuhën maqedonase dhe angleze

Deputetja e Kuvendit të Shqipërisë Mesila Doda, thotë se ka pranuar mesazhe kërcënuese me vdekje dhe fyese, pas deklaratave të saj rreth çështjes së shqiptarëve të Iliridës.

Doda ka publikuar në llogarinë e saj në Facebook mesazhet me përmbajtje kërcënuese në gjuhën maqedonase dhe angleze

“Kur këta guxojnë të kërcënojnë një deputete shqiptare qindra kilometra larg shtetit te tyre, mendoni se çfarë presioni dhe dhune janë të detyruar të durojnë shqiptaret e Iliridës atje nga kafshe mbushur me urrejtje dhe dhune.

Sa për dijeninë tuaj shprehje të tilla dhune ekstreme nuk bëjnë asgjë tjetër përveçse me bindin në drejtësinë e kauzës së shqiptarëve të Iliridës”, shkruan deputetja e PDIU-së, Mesila Doda në Facebook.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button